Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Il Bauscia
Moderator
Moderator
Il Bauscia



Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Empty
MesazhTitulli: Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979   Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 EmptySun 10 Apr - 1:58

Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Giuseppemeazzairritur


Karriera


I lindur me 23 gusht 1910 ne lagjen e famshme Porta Vittoria, filloi te luaje ne moshen 6 vjecare me topa lecke ne fushat e vogla te Greco Milanese dhe Porta Romana. Ne moshen 12 vjecare luan me djemte e Gloria F.C ku nje admirues i tij i dhuron kepucet e para qe atehere kushtonin sa 3 rroga mujore. Kur mbushi 14 vjec, ben pjese tek Internazionale duke luajtur kampionatin e te rinjve. Ai qe e zbuloi Meazzan ishte Fulvio Bernardini dhe kembenguli qe trajneri i Interit Arpad Weisz ta merrte ne ekipin e pare. Bernardini me pas do behej nje trajner i rendesishem duke zbuluar dhe shume talente te tjere midis te tjereve dhe Alesssandro Altobelli. Ai arriti ti mbushte mendjen trajnerit Weisz qe ta shikonte talentin e ri personalisht.



Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Giuseppemeazzairi




Weisz me pas kuptoi qe Bernardini nuk e kishte ekzagjeruar fare persa i perket talentit te ri, keshtu qe 16 vjec Giuseppe Meazza i bashkohet ekipit te pare dhe 17 vjec debuton tek Inter ne Kupen Volta. Pikerisht ne Kupen Volta i vune nofken “Balilla” qe do te thot "buzequmesht" Ne ndeshjen e debutimit kunder U.S. Milanese Meazza shenon tre gola duke i dhuruar fitoren Interit dhe duke i bere te ditur Italise se kishte lindur nje yll i ri ne futboll. Me Ambrosianen e tij dallohet per golat e shenuar, tekniken e tij te larte me ane te se ciles, ne moshen 20 vjecare fiton kampionatin e Serise A ne vitet 1929-1930 duke marre dhe titullin e golashenuesit me 31 gola.

Sukseset me kombetaren


Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Giuseppemeazzaitaly



Per te thuhej se kishte nje teknike te jashtezakonshme, nje driblim dehes dhe goditjet e denimit e sakta. Legjandare ka qene dhe teknika e tij ne gjuajtjen e penalltive e karakterizuar nga nje hap i dyfishte. Debuton me kombetaren ne moshen 19 vjecare me 9 shkurt 1930 ne Rome ne ndeshjen Itali-Zvicer qe u byll me rezultatin 4-2 ne favor te Italise ku Meazza shenon dopieten e pare me fanellen e kalter. Tre muaj me vone ai i hap rrugen Italise drejt nje nga fitoreve me te medha per kete shtet. Me ane te nje triplete historike, Giuseppe Meazza kontribuon ne fitoren 5-0 qe Italia korri mbi Hungarine e famshme e vlefshme per Kupen e pare Nderkombetare e luajtur ne Budapest. Qe atehere emri i 19 vjecarit u be i famshem dhe u rradhit tek lojtaret me te mire te futbollit kontinental. Karriera e tij me kombetaren eshte e shkelqyer: ai udheheq Italine drejt titullit te pare kampion bote me 1934 duke shenuar 4 gola shume te rendesishem. Pas fitores ne Kupen Rimet, me Ambrosianen e tij koleksionon vendin e trete per te disatin vit rresht. Ndeshja e pare si kampion bote me kombetaren ishte beteja e famshme ne Highbury te Londres ne shtepine e shpikesve te futbollit. Ndeshja fillon shume keq per Italine qe ne 12 minuta peson 3 gola dhe luan me nje lojtar me pak. Meazza ne pjesen e dyte shenon dy here, por Italia humbi nje ndeshje qe shume veta e kujtojne si nje nga ndeshjet me te ashpra ne futboll.


Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Kupaebotes


Ne kampionat Meazza tregonte gjithmone se ishte nje sulmues i madh: me 1935-336 eshte golashenuesi me i mire me 25 gola gje qe perseriti dhe ne sezonin 1937-38 duke udhehequr per here te dyte Ambrosianen drejt titullit kampion. Po ne ate vit u be dhe kapiteni kombetares italiane ne kupen e botes qe u luajt ne France ku Italia fitoi kupen e dyte dhe beri qe ajo kombetare te konsiderohej nga me te fortat e gjithe historise. Me 16 qershor Meazza shenon golin e fundit me kombetaren, numer 33, kunder Brazilit ne Marseje te Frances.

Vitet e fundit si lojtar profesionist


Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Meazzaulliistadiumit



Viti qe vijoi ishte ai i renies per shkak te nje demtimi qe e la jashte fushes per me shume se nje vit. Ne vjeshte te vitit 1940 Meazza kthehet te luaje me fanellen e Milanit, por tashme nuk kishte ate rendiment te meparshem. Pas dy sezonesh tek Milan, kaloi tek Juventus. Me pas luan me Varese ne sesonin 1943-44 dhe pastaj me Atalanten ne te cilen per pak kohe behet dhe trajner. E mbyll karrieren me fanellen e tij zikalter, ate te Interit. Pas terheqjes nga futbolli u be gazetar dhe trajner. Drejtoi ekipin e Pro Patria dhe kombetaren ne vitet 1952-53. Ishte trajneri i pare italian qe drejtoi nje ekip te huaj; Beshiktashin, ne vitin 1949. Meazza iu dedikua me shume zbulimit te talenteve te reja duke u bere dhe pergjegjesi i sektorit te te rinjve tek Inter; ishte pikerisht ai qe zbuloi Sandro Mazzolen. Giuseppe Meazza nderron jete per shkak te nje semundjeje te pasherueshme ne Rapallo, me 27 tetor 1979. Pak muaj me vone, stadiumi San Siro merr emrin e tij.

Jashte fushes se gjelber


Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Pozzomeazza



Meazza bente nje nivel jetese te larte, luante shume kumar, e gjeje gjithmone ne prezence te femrave me te bukura, nje balerin perfekt tangoje. Mbahet mend per veshjet e tij luksoze, floket me brilantine, idhull i Milanos borgjeze. Ishte i afte te festonte gjithe naten te shtunave dhe vetem me 2-3 ore gjume luante ndeshjet e te dielave duke shenuar dopieta te shumta. Trajneri i kombetares Vittorio Pozzo kujdeseshe shume qe jeta private e futbollisteve te ishte sa me e mire, duke qene nga ana tjeter nje moralist i vjeter, por Meazzes ai i falte cdo gje sepse e dinte qe lojtare si ai dalin nje ne dhjete breza. Nuk duhet harruar qe Giuseppe Meazza ngjyrave te kombetares u dha plot dy tituj kampion bote duke qene protagonist i padiskutueshem.

Statistika


Viti Squadra Seria Prez Gola

1927-28 INTER A 33 11
1928-29 AMBROSIANA-INTER A 29 33
1929-30 AMBROSIANA-INTER A 33 31
1930-31 AMBROSIANA-INTER A 34 24
1931-32 AMBROSIANA-INTER A 28 21
1932-33 AMBROSIANA-INTER A 32 20
1933-34 AMBROSIANA-INTER A 32 21
1934-35 AMBROSIANA-INTER A 30 18
1935-36 AMBROSIANA-INTER A 29 25
1936-37 AMBROSIANA-INTER A 26 11
1937-38 AMBROSIANA-INTER A 26 20
1938-39 AMBROSIANA-INTER A 16 4
1939-40 AMBROSIANA-INTER A - -
1940-41 MILAN A 14 6
1941-42 MILAN A 23 3
1942-43 JUVENTUS A 27 10
1945-46 ATALANTA A 14 2
1946-47 INTER A 17 2

Ne 408 ndeshje me Interin realizon 283 gola


Tribut per legjenden


Mbrapsht në krye Shko poshtë
hekuran-dr@hotmail.com
Anëtar
Anëtar
hekuran-dr@hotmail.com



Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 Empty
MesazhTitulli: Re: Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979   Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 EmptyFri 22 Apr - 19:48

shume Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979 354559 per lojtaret e interit ne kohet e perparme qe e ben skuader te madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Giuseppe Meazza (Balilla) 1910-1979
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Festa ne Guizeppe Meazza
» Inter shenon fitoren e pare ne Meazza kete vit (23.10.2011)
» Inter: Giuseppe Rossi rikthehet ne mode. Sfide me Barcen edhe per Sanchez. (04.06.2011)
» Inter - Roma : Sot ne Giussepe Meazza priten te jene 50 mije spektatore (17.09.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lojtarët Legjendë-
Kërce tek: