Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Euro 2012: Kapelo : Ende punë drejt Euro 2012-s

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TanInter
Co-Admin
Co-Admin
TanInter



Euro 2012:    Kapelo : Ende punë drejt Euro 2012-s  Empty
MesazhTitulli: Euro 2012: Kapelo : Ende punë drejt Euro 2012-s    Euro 2012:    Kapelo : Ende punë drejt Euro 2012-s  EmptyWed 7 Sep - 0:09

[Only admins are allowed to see this image]
Trajneri i Anglisë shpërndan futbollistët duke u kujtuar: Kualifikimi nuk është siguruar

Pas nëntë ditëve të kënaqshme, Fabio Kapelo i ka shpërndarë lojtarët e kombëtares drejt ekipeve të tyre, teksa mendon se ka ende punë për t’u bërë që Anglia të kapë një vend për në Euro 2012. Rezultatet e fundjavës në grupin G e ashpërsuan edhe më shumë betejën për kryesim midis Anglisë dhe Malit të Zi.
Ndërkaq mbrëmja e së martës, në miqësoren që ata patën ndaj Ganës tregoi qartë se Kapelo duhet të ndryshojë opsionet, të cilët nuk i dolën për mbarë edhe në Botërorin e Afrikës. Gjithsesi italiani nuk kërkon ta marrë me vehte atë eksperiencë të hidhur. Ndeshja e radhës për Anglinë do të jetë kundër Zvicrës më 5 qershor.
Pas kësaj do të marrin nismë tri sfidat vendimtare, të cilat do të finalizohen me transfertën në Mal të Zi në tetor. Ndërkohë Kapelo tërheq vemendjen duke thënë: “Ende duhet të luajmë edhe katër ndeshje. Në lojë janë shumë pikë të tjera.
S’e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi ende rrugë për të bërë drejt Euro 2012. Gjithsesi në këtë moment jam i qetë. Më pëlqen që jam këtu dhe jemi në një pozicion komod. Në fakt media kohët e fundit kishte tërhequr vëmendjen e italianit përmes disa episodeve negative, por trajneri gjithçka e ka mbuluar me atë fitore kundër Uellsit.
Deri tani ende nuk ka pasur një përgjigje të mjaftueshme se pse Rio Ferdinand nuk ka dashur të zhvillojë një bisedë private me trajnerin rreth vendimit për shiritin e kapitenit. Në faqen e tij zyrtare të Twiter lojtari i Mançester Junajtid ka bërë thirrje se ndoshta ka ardhur koha që këtë shirit ta marrë dikush tjetër.
Një tjetër shenjë poztive që Kapelo ka marrë nga skuadra e tij ka qenë paraqitja e shkëlqyer e lojtarit të Aston Vilës, Eshli Jang, gjatë miqësores me Ganën. “Të gjithë lojtarët luajtën mirë,” ka thënë trajneri i Anglisë. “Por Eshli Jang është një ndër lojtarët më interesantë të sezonit.
” Në pjesën më të madhe të karrierës së tij ky lojtar ka luajtur në krah, por kohët e fundit e ka treguar se di të përshtatet edhe në qendër të mesfushës. Kapelon e ka kënaqur ideja se 25-vjeçari ka bërë një punë shumë të mirë, dhe kjo ndeshje ishte një ndër më të mirat për të gjatë 2011-ës.
“Në këtë pozicion ai ndihet i lirë,” ka thënë Kapelo. “Në shumicën e kohës lëvizja e tij në fushë është perfekte. Ai bëhet edhe më i rrezikshëm kur merr topin pasi teknikisht vizioni i tij për fushën është i shkëlqyer.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Euro 2012: Kapelo : Ende punë drejt Euro 2012-s
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» CDS:Per te marre Lucas duhet ende pune (18.11.2011)
» Corriere Mercantile : Destro drejt Genoas per 4 milione euro (10.06.2011)
» PSG interesohet per Maicon (05.01.2012)
» PES 2012 | Sneijder Jackson | Interistat.Com | HD |
» Sot Inter kthehet ne Appiano (05.08.2012)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: UEFA Euro 2012-
Kërce tek: